Në burgun e Smrekonicës, mbillen 350 rrënje tranguj e 700 domate

Në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, në kuadër të Njësisë Ekonomike janë mbjellë 350 rrënjë tranguj dhe 700 rrënjë domate.
E gjithë puna është kryer nga të dënuarit dhe është mbikëqyrur nga punonjësit e kësaj qendre.
SHKK synon që përmes angazhimit të të burgosurve në punë, të ndikohet në rehabilitimin dhe risocializimin e personave të burgosur, përveç kësaj, puna e të burgosurve brenda institucioneve korrektuese normalizon edhe jetën e përditshme në burg.