Në “Camp Nou” nuk mungoi as flamuri i Kosovës
Skuadra e Barcelonës sonte shënoi fitore 4:0 ndaj Athletic Bilbao, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në La Liga.
Kjo ishte ndeshja e parë pas një kohë të gjatë e klubit katalunas në stadiumin “Camp Nou”, shkruan Indeksonline
Në tribuna nuk mungoi as flamuri i shtetit të Kosovës.
Tifogrupi i Barcelonës nga Kosova “Penya Kosova”, ishin të pranishëm në stadiumin “Camp Nou”.
Ata e shijuan në maksimum këtë super ndeshje, në stadiumin e rinovuar./Indeksonline/

