Në çdo cep, 24h për sigurinë e qytetarëve, kjo është POLICIA jonë

Në këtë kohë pandemie më të ngarkuarit dhe të pandalurit sigurisht që janë personeli shëndetësor dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë dhe për të kontrolluar hyrje dalje në komunat në zonat e kuqe edhe sonte janë pjesëarët e Policisë që po qëndrojnë në çdo cep.

Por të njejtit janë tejet të përkushtuar edhe për sigurinë e qytetarëve në tërë territorinë, duke ju ofruar stabilitet e qetësi në lagjet e tyre.
Edhe sonte në prag të festave pjesëtarët e Policisë janë në terren duke qëndruar në vijë të frontit./IndeksOnline/

“Parandalimi dhe luftimi i Pandemisë COVID-19, është detyrë dhe obligim i secilit, pasi që kemi të bëjmë me shëndetin publik. Policia e Kosovës është e përkushtuar të jap kontributin e saj, dhe përveq kësaj e gatshme që kudo dhe kurdo, në çfarëdo rrethana të kujdeset edhe për SIGURINË tuaj”, thuhet në njoftim.
