12:31 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / C E

Në Çeki kujtojnë kur Shala refuzoi Genoan dhe Empolin

Ka kaluar një kohë e gjatë kur Herolind Shala luajti për Sparta Pragën.

Por në Çeki kujtojnë kohën kur Shala pranoi ofertën e Spartës para asaj belge, Standar Liege dhe italiane, Genoa dhe Empoli, shkruan portali Sportyzive.

Mesfushori i Kosovës te Sparta Praga u transferua në janar të vitit 2015 nga Oddi Norvegjisë, ndërsa për skuadrën çeke luajti vetëm katër ndeshje.

Shalës edhe pak ditë i kanë mbetur kontrata me skuadrën norvegjeze Valerenga, derisa ka pohuar se dëshiron të transferohet në ndonjë skuadër tjetër. Kampionatin në Norvegji e mbylli me 27 ndeshje, dy gola e katër asistime.