Në çfarë posti do ta shohim në të ardhmën, flet Mimoza Kusari-Lila!

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila, nuk e ka ndërmend të jetë e kyçur në politikë, deri sa të pensionohet. Në një intervistë për “Indeksonline”, Kusari Lila ka thënë se gjatë karrierës së saj politike, asnjëherë nuk ka pasur ndonjë kusht për ndonjë pozitë dhe se dhe pozita që tani mban, i është ofruar asaj.
Kusari Lila, thotë se ka pasur dhe raste kur i është ofruar posti i ministres dhe se ajo e ka refuzuar. Ndërsa thotë se dhe rrugëtimi i saj në politikë do ta ketë një finish.
“Këto tri legjislaturat e fundit, në asnjë proces zgjedhor s’kam pasur kusht apo kriter për pozitë çoftë në ekzekutiv apo legjislativ. Detyra e fundit që mbajë tani ka qenë propozim i VV-së, nuk ka qenë kërkesë e imja, të cilën them të drejten e kam marrë me shumë përgjegjësi, nder dhe respekt që më është bërë. Sa i përket angazhimin tim publik në të ardhmen, nuk kam ndonjë gjë të definuar apo ndonjë preferencë të veçantë, që e kemi diskutuar apo do ta diskutoja. Besoj se sa të jem në shërbimin publik, pozicionimi im do të jetë konform diskutimit dhe vlerësimit të përbashkët me partnerët e koalicionit, mbi atë se ku mund të kryej punë më së miri, jo mbi atë se cili do të jetë kërkesë e imja e veçantë. Ndërsa sa i përket shërbimit tim, në tërësi jam e bindur se ky angazhim i imi do ta ketë një finish.
Kur do të jetë ajo nuk jam tërësisht e sigurt, por jam e bindur se nuk do të pensionohem nga politika. Nuk do të jem në politikë derisa të pensionohem, por do e vendos në një periudhë të caktuar kohore kur do të ndërpritet ajo që ka të bëjë tërësisht me zgjedhjen time personale. Nuk është vetëm posti ministror që më tërheq. Ka pasur dhe raste kur kam pasur ofertë për post ministror dhe nuk e kam pranuar, për shkak të rrethanave. Prandaj krejt varet nga rrethanat që mund të krijohen pas një procesit zgjedhor”, tha ajo/Indeksonline/