75 Mall Live Search
11:38 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Në çfarë rrethana nuk preferohet të konsumohet paracetamoli?

Paracetamoli përdoret për të trajtuar dhimbje të ndryshme deri në zëvendësimin e aspirinës.

Paracetamoli vjen në formën e tabletave dhe shurupit. Doza e rekomanduar për të rriturit është 1g (1000mg) për doza dhe 4g (4000mg) në ditë.

Por konsumimi i tij duhet të shmanget nëse gjeni veten në rrethanat e mëposhtme:

Nëse keni alergji ose jeni të ndjeshëm ndaj ndonjë përbërësi në paracetamol

Probleme të mëlçisë ose veshkave

Marrja e një medikamenti tjetër që përmban paracetamol

Nëse merrni një hollues të gjakut (p.sh. aspirin)

Fëmijët nën moshën gjashtë vjeçare, përveç nëse merren me mbikëqyrje

Paracetamoli duhet të përdoret me kujdes nëse vuani nga alkoolizmi.

Efektet anësore të paracetamolit mund të përfshijnë: ethe, dhimbje stomaku, humbja e oreksit, dobësi, djersitje etj, shkruan Health Hub Home.