09:45 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në ”Ciutat de Valencia”, golat janë të garantuar

Mbrojtësit e Levantes kanë arsye të shqetësohen pasi sot do të përballen me dy sulmuesit, që kanë statistika ”fatale” ndaj tyre në La Liga.

Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë një mesatare prej më së paku një gol ndaj Levantes, teksa uruguaiani është më i mirë në këtë aspekt.

Messi ka 16 gola nga 16 ndeshje, derisa Suarez ka 5 gola nga 4 ndeshje, transmeton IndeksOnline.

Levante tani është vetëdijshme nga forma e Barcelonës, dhe se gjërat nuk janë sikur në sezonin e kaluar.

Në sezonin e kaluar, Barcelona nuk kishte arritur ta mposhtë Levanten në një ndeshje, duke e ndalur ecurinë e fitoreve prej 43 ndeshjeve.

Nga Levante, rreziku kryesor vjen nga Roger Marti , i cili ka 8 gola dhe është në formë të mirë dhe se ka një mesatare golash më të mirë se Suarez./IndeksOnline/