Në Cyrih të Zvicrës ekspozitë për kontributin e presidentit Rugova në shtetformimin e Kosovës
Me rastin e 13 vjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, Muzeu i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike do të hap ekspozitë në Zvicër.
Ekspozita mbanë titullin “Kontributi i Presidentit Historik të Republikës së Kosovës Dr.Ibrahim Rugova në Shtet formimin e Kosovës” me autorë Sadik Krasniqin dhe Besnik Rracin.
Hapja e këtij eventi do të bëhet sot në orën 19:00 në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih të Zvicrës: Eugen Huber-Strasse 19a8048 Zurich./Indeksonline/