12:25 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Në dalje të Kosovës vetëm 5 minuta pritje, në hyrje të Serbisë kolona tejet të gjata!

Vetura të shumta janë parë sot në dalje të Kosovës, në pikën kufitare në Merdare.

Kolona të gjata janë shkaktuar pikërisht në hyrje të Serbisë, përderisa nuk dihet se pse është gjithë ky fluks i kalimit në këtë anë.

Sipas burimeve të Indeksonline përpos kolonave, shumë vozitës nga Kosova po gjobiten për shkak të mos-vendosjes së rripave në ulëset e prapme të veturave, edhe pse ka lloje të automjeteve më të vjetra të cilat nuk posedojnë fare mundësinë e vendosjes së tyre.

Duhet përkujtuar që tashmë mërgimtarë të shumtë nisin të vijnë në Kosovë, por që për fat të mirë kolonat në hyrje të Kosovës nuk kanë filluar ende. Në hyrje të Kosovës vozitësit presim vetëm 5 deri në 10 minuta.

Në disa pamje të dërguara në redaksi shihet vetëm kolona e gjatë që po mbizotëron në hyrje të Serbisë./Indeksonline/