17:37 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Në dalje të Prishtinës, tollovi nga veturat

Raportime të shumta gjatë ditës së sotme,  kemi bërë në lidhje me daljen e qytetarëve me vetura e në këmbë, gjatë kohës kur me vendimin e fundit të qeverisë, atyre edhe nuk ju mohohet diçka e tillë, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo përkundër kësaj, ne vazhdimisht nga institucionet e vendit, marrim këshilla e rekomandime, e madje edhe urdhëresa që të mos dalim në rrugë por të qëndrojmë në shtëpi, për tu mbrojtur nga prekja e mundshme me virusin Covid-19.

E  në një situatë të tillë, krijohet konfuzion dhe qytetarët pastaj në momentin e parë që iu jipet mundësia tejkalojnë çdo kufizim të bërë nga organet shtetërore.

Ky pamje është në dalje të Prishtinës, në lagjen “Kodra e Trimave”, pjesë kjo e cila lidh Prishtinën me komunën e Podujevës.

Ndryshe qeveria e Kosovës ka marrë vendim para tri ditësh që  nga ora 10:00 deri në orën 16:00,  dhe nga ora 20:00 e deri në ora 06:00 të ndaloj qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve në tërë Kosovën. /IndeksOnline/

Më poshtë gjeni foto dhe video: