75 Mall Live Search
21:09 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / Gj. Sh

Në darkë te Rrahmani, yjet e Kosovës shfaqen të gjithë së bashku

Futbollistët e Kosovës që janë grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, sonte kanë darkuar së bashku.

Ata ishin mysafir të kapitenit, Amir Rrahmani, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti i Napolit së fundi ka hapur një piceri në Prishtinë dhe ka mbledhur bashkëlojtarët e tij te Kosova para dy ndeshjeve të rëndësishme në Ligën e Kombeve.

”Capvin13” është piceria më e re në sheher, me pronar Amir Rrahmanin.

Kjo është një brend italian, e cila ka seli edhe në disa shtete evropiane, ndërsa së fundi është hapur në Kosovë, nga futbollisti i Napolit.

Kosova të shtunën me 12 tetor do të luaj në udhëtim ndaj Lituanisë, ndërsa tre ditë më vonë është nikoqire e Qipros, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

”Dardanët” nga dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Nationals League, kanë një fitore dhe një humbje, pasi fillimisht u mposhten nga Rumania me rezultat 0-3, dhe fituan në udhëtim ndaj Qipros, me rezultat 0-4./IndeksOnline/