Në debatin e mbrëmshëm për Prishtinën, fituesi i kreativitetit ishte APR

Në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, ku mbrëmë u ballafaquan tre kandidatët për kryetar të Prishtinës, përveç përplasjeve politike dhe premtimeve të shumta, një detaj tërhoqi vëmendjen e publikut dhe të fushës së marketingut: baneri kreativ i Asistencës së Përgjithshme Rrugore – APR.
Ndërkohë që kandidatët flisnin për projektet dhe planet e tyre, APR e përcolli debatin me një mesazh të shkurtër, por të fuqishëm:
“Ata japin premtime – ne japim shërbime.”
Ky slogan, i vendosur në kohën dhe vendin e duhur, u vlerësua gjerësisht si një nga idetë më kreative të marketingut të momentit, duke i dhënë kompanisë APR epitetin e “fituesit të debatit” në aspektin e komunikimit publik.
Në një mbrëmje ku premtimet politike dominuan ekranin, APR e solli kujtesën se suksesi nuk matet me fjalë, por me vepra – dhe me shërbime konkrete që i ofrohen çdo dite qytetarëve në tërë Kosovën dhe rajonin.
Kështu, teksa kandidatët garuan me ide, APR fitoi me kreativitetin dhe mençurinë e komunikimit.