Në debatin Zhaklin – Gent, përfshihet edhe Diola

Dje, në “Post BBVA 2”, pati debate jo vetëm në studio, por edhe jashtë saj, saktësisht, në Instagram, ku Gent Hazizi, mohoi versionin e Zhaklinës për akuzat e pretenduara se familja e Kiarës e ka kërcënuar.
“Për të qenë korrekt si kam qenë gjithmonë dhe të kam dhënë të drejtë kur ke pasur të drejtë, në këtë rast, meqë më përmende dhe kam qenë prezent, (ajo) çka ka thënë tezja e Kiarës ka qenë: “Si nuk the një herë një fjalë të mirë për këtë vajzë?”.
Zhaklina, e bëri repost në Instastory-n e saj dhe shkroi: “Po burri i tezes çfarë tha? Kemi edhe Diolën dhe Enin që mund ta konfirmojnë. Mjaft lëpive, Gento!”.
Më pas, Genti, sërish e bëri repost dhe shkroi: “Po duhet të kesh thënë diçka ti (emoji me shkelje syri), mbasi tha (tezja e Kiarës) kështu…Tani, le të flasin dëshmitarët e tjerë të seancës”.
Zhaklina e akuzoi aktorin se po e bën të gjithën këtë për ndjekës në Instagram dhe Genti ia ktheu: “Unë nuk kam nevojë për ndjekës, unë kam publik, jo ndjekës, se jam artist skene dhe ekrani. Linguistika dhe mllefi yt flasin vetë. Respekte”.