75 Mall Live Search
09:35 / E Diele, 27 Mars 2022 / LB

Në Deçan babai e ther me thikë vajzën e tij

Një person është arrestuar në Deçan pasi ka sulmuar me thikë vajzën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Mjeti i dyshuar është konfiskuar, transmeton Indeksonline.

Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË FAMILJARE /Deçan 25.03.2022-21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me vajzën e tij viktimën femër  kosovare e ka sulmuar me një thikë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Mjeti i dyshuar –thika është konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.