75 Mall Live Search
17:08 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / S Z

Në Deçan përfundon numërimi i votave, këto janë rezultatet e kandidatëve për asamble

Në komunën e Deçanit ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendin Komunal, teksa rezultatet preliminare janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

AAK prin si parti e parë me 51.47 përqind, pasuar nga LDK me 26.24 përqind, Iniciativa Demokracia me 11.29 përqind dhe Lëvizja Vetëvendosje me 4.97 përqind.

Nga lista e AAK’së, më i votuari është Hajdar Sutaj si bartës liste me 7 mijë e 361 vota. Pas tij, katër më të votuarit janë Sami Cacaj me 911 vota, Rifat Stojkaj me 861 vota, Armen Loshaj me 503 vota dhe Adriatik Alaj me 503.

Deçan: Përfundon numërimi i votave, këto janë rezultatet e kandidatëve për asamble - Insajderi - decan 1

Si bartës liste, Hyri Dobrunaj renditet i pari në listën e LDK’së me 3 mijë e 753 vota. Katër më të votuarit pas tij janë Vatan Istrefaj me 531 vota, Ndriçim Çekaj me 419 vota dhe Ardian Binakaj me 366 vota.

Deçan: Përfundon numërimi i votave, këto janë rezultatet e kandidatëve për asamble - Insajderi - decan2

Shkumbin Demaliaj si bartës liste i Iniciativës Demokracia ka marrë 1 mijë e 615 vota, pasuar nga Erdogan Dautaj me 194, Rrezarta Hadërgjonaj me 168 vota, Bedri Kukalaj me 124 dhe Agim Zejnaj me 113 vota.

Deçan: Përfundon numërimi i votave, këto janë rezultatet e kandidatëve për asamble - Insajderi - decan3

Tek lista e VV’së i pari është Faton Selmanaj si bartës liste me 711 vota, Teuta Neziraj me 121, Kushtrim Maksutaj me 88 vota, Orgec Tafilaj me 77 dhe Kushtrim Avdimetaj me 66.

Deçan: Përfundon numërimi i votave, këto janë rezultatet e kandidatëve për asamble - Insajderi - decan4

Ndërkohë, Natyra Kuçi nga PSD ka marrë 554 vota.

Deçan: Përfundon numërimi i votave, këto janë rezultatet e kandidatëve për asamble - Insajderi - natyra