75 Mall Live Search
16:29 / E Hënë, 12 Janar 2026 / b l

Në disa rajone të Kosovës uji akoma i papijshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë një përditësim mbi situatën me ujin e pijshëm në vend, pas situatës së rëndë të shkaktuar nga vërshimet e ditëve të fundit.

IKSHPK thotë se në rajonin e kryeqytetit “cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të lejuara”.

Në rajonin e Prishtinës, uji nuk rekomandohet për pije në Vragoli dhe Miradi të Poshtme.