13:29 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Në ditëlindjen e 70-të të Hamëz Jasharit, shkruan Bekimi: Babë, jetoj e punoj duke jetësuar amanetin tënd!

Sot, heroi i Kosovës, Hamëz Jashari po të ishte gjallë, do ta festonte ditëlindjen e 70-të.

E, në këtë përvjetor s’kishin si të mungonin as vizitat tek varri i tij në Memorialin “Adem Jashari”, në Prekaz, por as në shkollën që mbanë pikërisht emrin e tij.

Djali i heroit, njëherit kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në rrjetin social Facebook ka publikuar disa fotografi nga vizita e tij në këto vende, derisa ka shkruar:

Statusi i plotë:

Sot, në ditëlindjen e 70-të të babes Hamëz Jashari, që shënon edhe ditën e shkollës së mesme, Gjimnazit të Skenderajt, bashkë me drejtorin e kolektivin e shkollës, drejtorët komunal, asambleistët e shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, vendosëm lule tek busti i tij në Skenderaj dhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Nxënësit e Gjimnazit kishin përgatitur program të pasur kulturor – artistik, në nderim të jetës e veprës së heroit të kombit Hamëz Jashari.

Kujtimi për babën edhe sot pas 22 vitesh nga rënia e tij historike, mbetet i freskët, mësimet e tij për jetën, atdhedashurinë, sinqeritetin e trimerinë kanë qenë dhe mbeten frymëzimi im jetësor.

Babë, lufta çlirimitare që bërë ti, komandanti Legjendar, Adem Jashari, e bashkëluftetarët e tu u bë themel i Lirisë e Pavarësisë që sot e gëzojmë.

Përjetë mirënjohës për ty babë që na rrite e edukove nën frymën patriotike e dashurisë për atdheun.

Urime babë ditëlindja e 70-të!
Jetoj e punoj çdo ditë duke jetësuar amanetin tënd!