75 Mall Live Search
10:04 / E Diele, 24 Gusht 2025 / BA

Në ditëlindjen e tij, Flori paralajmëroi rikthimin në muzikë?

Dje kantautori i njohur shqiptar, Flori Mumajesi, ka festuar ditëlindjen. Ai ka mbushur plotë 43- vite jetë.

Ndonëse artisti është “zhdukur” prej kohësh nga televizionet, këngët e reja e rrjetet sociale, projektet e tij muzikore vazhdojnë të dëgjohen.

Fansat e kolegët po e kujtojnë çdo herë sidomos në festat si kjo, e duke i kërkuar kthimin sa më parë në muzikë, shkruan IndeksOnline.

Flori i ka falenderuar të gjithë për urimet.

”Faleminderit që më keni kujtuar, uruar dhe ende su u jam përgjigjur dot” ka shkruar ai në Instagram.

Por surpriza nuk ndalet me kaq, ai ka publikuar edhe një demo të shkurtër ku duket si një projekt muzikor i ri.

”Ju do ky…” ka shkruar ai, duke e përfunduar me kaq.

Video: