Në ditëlindjen e tij, Gucati del në seancën e radhës sot në Hagë

Sot ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka ditëlindjen, shkruan Indeksonline.
Pikërisht në këtë ditë, ai do të dalë në seancën e radhës në Hagë.
Profili i tij në Facebook veçse është mbushur nga urimet për ditëlindje.
Përveç urimeve, miqtë i uruan edhe lirim të shpejtë nga Gjykata Speciale.
Ndër ata që e uruan ishte edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Seanca e tretë lidhur me ecurinë e çështjes do të mbahet në ora 15:00./Indeksonline/