16:18 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në ditëlindjen e tij, Labi poston fotografi me familjen nga shtëpia e tij superluksoze

Deputeti dhe këngëtari kosovar, i njohur si Labi ka festuar ditëlindjen.

Ai këtë ditë e ka festuar me personat e zemrëssë tij, teksa ka ndarë imazhe edhe me ndjekësit dhe miqtë e tij në llogarinë Instagram, shkruan Indeksonline.

Me portret familjar, nga shtëpia e tij superluksoze e dekoruar për festat e fundvitit, Labi ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndarë urime në ditëlindjen e tij.

“Më mblodhën familja për urimin e ditëlindjes sime. Dua edhe shumë nga ju të ju falënderojë shumë për urimet që keni shkruar për mua. 
Zoti ju bekoft.”, ka shkruar deputeti dhe këngëtari nga Ferizaj./Indeksonline/