75 Mall Live Search
08:46 / E Hënë, 30 Shtator 2024 / AR

Në ditëlindjen e vajzës, më e bukur e ëma se e bija

Ato pa dyshim që janë nënë e bijë më të famshmet në botë.

Edhe natën e mbrëmshme Kate Moss tregoi fizikun e saj me një fustan të shkurtër teksa festonte ditëlindjen e vajzës gjatë Javës së Modës në Paris, transmeton Indeksonline.

Kate tregoi fizikun e saj model me një fustan mini gjysmë të tejdukshëm teksa iu bashkua vajzës së saj në restorantin Cibus të kryeqytetit francez.

Kate ka magjepsur te gjithë të pranishmit në restorant me dukjen e saj.

Ajo kishte flokët e leshura teksa vendosi një byzylyk ari të trashë dhe në dorë mbante një çantë të madhe të zezë të markës YSL.

Pin-up-i i pasarelës dukej sensacionale në pamjen seksi të tejdukshme që la në shfaqje të brendshmet e saj

Ndërsa Lila vajza e saj kishte veshur një fustan të zi të grisur. Ajo mbante një çantë të zezë mbi supe, ndërsa kishte vendosur një topuz dhe vendosi një grim të lehtë./Indeksonline/

Ndërkohë vajza e saj Lila mahniti me një fustanellë maxi të zezë me detaje të grisura të cilat e kombinoi me çizme kauboj me ngjyrë veluri