20:16 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Në ditëlindjen e Violetës, Veseli tregon se janë njohur në ditët e para të luftës

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli është tejet i kujdesshëm kur bëhet fjala tek personat e zemrës, veçmas në data të rëndësishme.

Ai së fundmi vjen me një fotografi të ëmbël, e fjalë të veçanta në ditëlindjen e gruas së tij.

“Me Violetën jemi njohur në ditët e para të lirisë. Një bekim i madh për mua, që ma kujton rëndësinë e dashurisë dhe përgjegjësisë për familjen. Urime ditëlindjen, e dashur.”, shkruan Veseli në rrjetin social Facebook./Indeksonline