75 Mall Live Search
18:52 / E Premte, 28 Maj 2021 / Blerim

“Në ditëlindjen”, lansohet projekti i ri nga Dini

Pak ditë pasi ka lansuar këngën “Për ty”, këngëtari i talentuar kosovar, Dini ka publikuar sot projektin e ri.

“Në ditëlindjen” quhet kënga e re e Dinit. Muzikën e këtij projekti e ka bërë Granit Gashi, tekstin e ka shkruar Gjulo, ndërsa klipi është punuar nga Gadaf XL Film.

Dini që jeton në Zvicër ka kohë që po bën hapar e duhur për të hyrë fuqishëm në estradë.

Dy projekte brenda një jave nuk janë të vetmet nga ai ngase verës pritet të ketë edhe befasi të tjera nga këngëtari.