Ditën Botërore të Fëmijëve, Albana Osmani i gëzon fëmijët me dhurata
Prezantuesja e njohur shqiptare, Albana Osmani, njihet për aktivitetin e saj në fushën e bamirësisë.
Madje ajo u ka dhuruar dritë dhe buzëqeshje mijëra fëmijëve me fondacionin e saj “Ti je një luledielli”, që tashmë ka marrë përmasa ndërkombëtare, shkruan Indeksonline.
Sot kur shënon Dita Botërore e Fëmijëve ajo përmes fondacionit të saj ka vendosur t’i gëzojë fëmijët duke u dhuruar dhurata.
Këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive që ka shpërndarë në Instagram.

“Dita botërore e fëmijeve. Kam gezuar dhe do të gëzoj njësoj si fëmijet për gjithçka të mirë të drejtë e të paster ! Kam “luftuar “ dhe do vazhdoj njësoj për ta dhe familjet që i rrethojnë . Në fakt nëse kjo quhet “betejë “ se në thelb mendoj se është njerëzore dhe detyrë e të gjithëve ne . Kam gëzuar njësoj edhe pse shpesh faqet mu mbuluan me lot , por në fund ju garantoj me lot gëzimi sepse ndjeva që bëra gjithçka munda deri në fund . Atyre iu takon mbrëteria e tokës dhe e qiellit . Për ta do qëndrojmë së bashku në nevojat e tyre parësore për përmiresimin e kushteve ku ata trajtohen dhe kurohen, për të drejtat e tyre , për arsmimin e tyre. Për nënat që kujdeset për ta , shpesh me muaj e vite,nganjëherë nata bëhej ditë ulur mbi një karrige druri sic I takova unë në 2017.. Sot është dita e tyre kudo në botë . Te qëndrosh për ju është gëzim është gezimi që gurgullon në formën më të përkryer brenda shpirtit. Faleminderit që më bëni të lumtur çdo ditë.”: ka shkruar Albana.

