Në ditën e dasmës, vajza dhuron flokët e saj si donacion për një të sëmurë me kancer
Sigurisht se dita e dasmës është shumë e rëndësishme për të gjitha vajzat në botë.
Secila dëshiron të jetë e kuruar në maksimum, të mos u mungojë asnjë detaj dhe të duken si princesha të vërteta.
Shumë prej tyre shpenzojnë shumë para madje që të arrijnë pamjen më të bukur që munden.
Por një vajzë e cila shkëlqente në ditën e martesës, vendosi që flokët e saj të gjata, shumë të shëndetshme dhe të mira t’i dhuronte si donacion për dikë që po vuante nga kanceri, transmeton Indeksonline.
Ajo nuk hezitoi që t’i shkurtojë flokët pikërisht në ditën e dasmës./Indeksonline/