Në Ditën e Dëshmorëve, Albin Kurti viziton Kompleksin Memorial në Vrellë të Istogut
Në shënim të Ditës së Dëshmorëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Kompleksi Memorial në Vrellë.
Me këtë rast, Kurti vendosi kurora lulesh dhe nderoi sakrificën e dëshmorëve për lirinë e vendit.
Aktiviteti u zhvillua në praninë e përfaqësuesve lokalë dhe qytetarëve, të cilët po ashtu bënë homazhe në këtë ditë përkujtimore.
Më poshtë mund të shihni pamje./IndeksOnline/

