75 Mall Live Search
10:19 / E Diele, 11 Janar 2026 / Gj Sh

Në ditën e ”El Clasicos”, arrin në Barcelonë transferi ri i blaugranëve

Në ditën kur zhvillohet finalja e Superkupës së Spanjës, “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit, Joao Cancelo do të jetë i pranishëm në Barcelonë për të kompletuar transferimin e tij te skuadra katalanase.

Mbrojtësi portugez do të rikthehet te Barça në formë huazimi nga Al Hilal, ndërsa marrëveshja kap vlerën e 4 milionë eurove, shkruan IndeksOnline.

Cancelo, i cili më parë ka qenë pjesë e Barcelonës, pritet të forcojë repartin defensiv të ekipit dhe të ofrojë më shumë alternativa për trajnerin në pjesën e mbetur të sezonit.

Zyrtarizimi i transferimit pritet të ndodhë së shpejti, me katalanasit që synojnë të mbyllin marrëveshjen pikërisht në ditën e finales së madhe./IndeksOnline/