75 Mall Live Search
16:02 / E Shtunë, 12 Gusht 2023 / AR

Në ditën e parë te Bayerni, Kane mund ta fitojë trofeun e parë në karrierë

Bayern Munich do të ndeshet sonte me Leipzigun, në finalen e Superkupës së Gjermanisë.

Në “Allianz Arena”, bavarezët do ta presin Leipzigun, në kërkim të trofeut të parë sezonal.

E trofeun e parë në karrierë sonte mund ta fitojë edhe Harry Kane.

Sulmuesi anglez u zyrtarizua sot te Bayern Munich dhe ka mundësi qysh në ditën e parë ta bëjë atë që nuk e bëri në Tottenham gjatë tërë karrierës.