Në ditën e parë të punës, Donfried e takon Abazoviqin

Në ditën e parë të punës ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, e takoj kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkruan IndeksOnline.
Me këtë rast, Abazoviq ka thënë se më SHBA-të do të vazhdojnë të forcojnë partneritetin dhe fokusi i qeverisë së tij do të jetë sundimi i ligjit e investimet.
“Mali i Zi dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të forcojnë partneritetin. Fokusi ynë është sundimi i ligjit, bashkëpunimi rajonal dhe investimet. Kam pasur nderin të vizitoj #KarenDonfried, një zyrtare e lartë amerikan dhe ekipin e saj gjatë ditës së parë të punës të kabinetit tim, të cilin e mirëprita së bashku me Ministrin e Jashtëm #RankoKrivokapić”, tha ai./IndeksOnline/



