75 Mall Live Search
09:23 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

Në ditën e parë u.d e presidentes, Vjosa Osmani bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë në këtë pozitë ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Osmani morri këtë pozitë gjatë së enjtes kur dha dorëheqje Hashim Thaçi, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në fjalimin e parë drejtuar qytetarëve nga ky funksion i ri, pas dorëheqjes së Hashim Thaçi, ka kërkuar unitet popullor në kohën kur shteti po përballet “me sfida”.

“Vendi ynë po kalon ditë të vështira. Qytetarët e Kosovës duhet të dëshmojnë unitet e besnikëri ndaj projektit tonë të përbashkët, republikës sonë. Vendi ynë kaluar sfida të shumta gjatë historisë, përfshirë edhe luftën e fundit prandaj duhet të ushtrojmë me maturi përgjegjësitë institucionale e të forcojmë qëndrueshmërinë e shtetit, që bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida duke i tejkaluar dinjitetshëm”, ka thënë ajo dje.