09:32 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Në Ditën e të Dashuruarve, Gjiko bën tatuazhin e veçantë

Pikërisht kur shënohet Dita e Dashurisë në botë, Gjiko ka vendosur të bëjë diçka të veçantë që do të zgjatë gjithë jetën.

Reperi i njohur bashkë me bashkëshorten e tij, Elita dhe djalin, Zëri kanë kaluar ditën e Shën Valentinit në Verona të Italisë, shkruan Indeksonline.

Gjatë qëndrimit atje, Gjiko ka bërë një tatuazh të ri që paraqet familjen e tij të vogël.

Ndryshe, Gjiko krahas përkushtimit ndaj familjes, po punon vazhdimisht edhe në projekte të reja, kënga e tij e fundit është “Çunat e rrugës”./Indeksonline/