22:47 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Në ditën e tretë të pastrimit, banorët e lagjes “Lakrishte”, djegin mbeturinat jashtë!

Sot ka qenë dita e tretë e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”. Por, jo të gjithë kanë marrë mundin t’i bashkohen kësaj iniciative.

Disa banorë të lagjes “Lakrishte”, në kryeqytet nuk po tregohen aq të kujdesshëm, derisa sonte në orët e vona kanë djegur mbeturinat në ambient të hapur.

Ky zjarr i shkaktuar ka shqetësuar edhe banorët përreth. /Indeksonline/