Në ditët e fundit të pritjes, Granit Xhaka me gruan shfaqen të lumtur
Futbollisti shqiptar Granit Xhaka është një nga futbollistët më të suksesshëm, ai momentalisht mbronë ngjyrat e ekipit londinez Arsenal, dhe kombëtares helvetike, shkruan Indeksonline.
Ai është një personazh mjaft i dashur për miliona fansa, kjo për shkak të pozitivitetit të vazhdueshëm që ai reflekton në fushë dhe jashtë saj.
Sa i përket jetës private, Graniti është i martuar me Leonitën, me të cilën po presin këto ditë të bëhen prindër për herë të parë.
Vazhdimisht Xhaka i kishte qëndruar pranë gruas, duke u shfaqur herë pas here së bashku për publikun përmes imazheve nëpër rrjetet sociale.
Njejtë ka bërë edhe së fundmi kur ata janë paraqitur tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit, në ditët e fundit të pritjes. /Indeksonline/
