18:34 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Eliza Dushku pozon me barkun e fryrë

Aktorja e njohur shqiptare e cila ka një karrierë të gjatë në Amerikë, Eliza Dushku së shpejti pritet të bëhet nënë për të parën herë.

38 vjeçarja tashmë është në ditët e fundit në shtatzënisë dhe me ndjekësit e saj në Instagram ka ndarë një imazh me barkun e fryrë e që dukej për mrekulli.

Në veshje sportive , Eliza ka treguar se është në muajin e tetë.

“tetë muajshe. Oh si ka ndryshuar koha” ka shkruar Eliza në imazhin e hedhur.

Aktroja e famshme vitin e kaluar u martua me Peter Palandjian./Indeksonline/