Në dobi të mërgimtarëve, Muharremaj sot mori një vendim
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se gjatë festave të fundvitit, komuna do të lehtësojë qarkullimin dhe parkimin për automjetet me targa të huaja në hapësirat publike.
Ky veprim ka për qëllim që ardhja e mërgimtarëve të jetë sa më e rehatshme dhe e ngrohtë, transmeton IndeksOnline.
Njoftimi i plotë:
Të dashur mërgimtarë
Gjatë festave të fundvitit, e lehtësojmë qarkullimin dhe parkimin për automjetet me targa të huaja në hapësira publike, që ardhja juaj të jetë sa më e ngrohtë. Sepse ky qytet nuk është vetëm adresë, është shtëpi.
Mirë se vini mes nesh, e le të festojmë bashkë në vendlindje.

