09:19 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Në Doganë, konfiskohen 5 thasë me fara të dyshuara

Në Terminalin Doganor në Mitrovicë, policia e Kosovës ka ndaluar një mashkull/boshnjak me kamionin me tabela serbe dhe gjatë kontrollit,  janë gjetur dhe konfiskuar pesë (5) thasë me nga njëzetë (20) kilogram  fara të dyshuara.

Pesha totale me substancë të dyshuar është rreth 100 kilogram, transmeton Indeksonline.

Sipas ngasësit të kamionit thasët janë dedikuar për tek i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij, rasti dhe vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/