75 Mall Live Search
15:57 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / Z S

Në Dragash sekuestrohen 35 m/2 dru nga policia, transportoheshin nga Leposavici pa dokumente

Gjatë ditës së sotme gjatë patrullimit të rregullt, policët e Stacionit Policor të Dragashit – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren – kanë ndaluar për kontroll një kamion që po qarkullonte në rrugë.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se kamioni transportonte rreth 35 m² dru të ardhura nga Leposaviqi, pa dokumente përcjellëse.

Ngasësi së bashku me kamionin dhe ngarkesën është ndaluar, ndërsa për rastin është njoftuar Agjencia Pyjore e Kosovës.

Drutë janë sekuestruar dhe ndaj personit përgjegjës do të ndërmerren masat ligjore përkatëse.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin, parandalimin dhe ndalimin e dukurive që bien ndesh me ligjin.

Këto veprime përfshijnë edhe mbrojtjen e ambientit dhe pyjeve, të cilat kanë rëndësi të veçantë për komunitetin dhe natyrën