75 Mall Live Search
18:33 / E Enjte, 02 Maj 2024 / Gj. Sh

Në Dragash u organizua gara ndërkombëtare e vrapimit të kuajve, këta janë fituesit

Të mërkuren me 1 Maj, në Dragash u organizua gara ndërkombëtare e vrapimit të kuajve.

Kjo garë u mbajt në vendin e quajtur ”Mejdan”, dhe u organizua nga ”Klubi i Kuajve Opoja”, në nder të kalorësit, Muhamer Mustafa, i cili vdiq tragjikisht para disa viteve, shkruan IndeksOnline.

Në garë morrën pjesë gjashtë kalorës, ku kishte garues nga Prishtina, Presheva, Shqipëria e Novi Pazari.

Vendin e parë e zuri kali me emrin ‘Charli’ nga Novi Pazar, i dyti doli ‘Princi’ nga Preshava derisa vendin e tretë e zuri ‘Nasran’ nga Klubi i Kuajve Opoja.

Në këtë garë kishte interesim të jashtëzakonshëm të shikuesve, ku nuk munguan as edhe Tupana, ku u festua gjithashtu 1 maji, dita e punëtorve./IndeksOnline/