75 Mall Live Search
10:31 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / OSH

Në duart e rusëve pjesa më e madhe e Severodontesk, goditet rezervuari i acidit nitrik

Pjesa më e madhe e qytetit ukrainas Severodonetsk, në rajonin e Luhanskut është në duart e rusëve dhe çeçeneve, sipas raportimit të inteligjencës britanike.

Mbi gjysma e Severodonetsk, qyteti në rajonin e Luganskut, i rrethuar prej ditësh nga trupat ukrainase, tani është i pushtuar nga forcat ruse, duke përfshirë luftëtarët çeçenë”, bëri të ditur Inteligjenca ushtarake britanike në përditësimin e saj të fundit të situatës në terren në Ukrainë .

Ndërkohë që sulmet në qytet vazhdojnë, së fundmi, bombardimet kanë goditur rezervuarin e acidit nitrik duke krijuar një re tymi.