75 Mall Live Search
14:45 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / Blerim

Në Dubai, 200 milionë euro/ Tyson – Holyfield afër marrëvshjes

Mund ta kemi një super luftë gjatë vitit 2021.

Ashtu sic raporton ‘The Sun’ dy legjendat Mike Tyson dhe Evander Holyfield janë në bisedime për një luftë të tretë, transmeton IndeksOnline.

Që kur Mike Tyson njoftoi kthimin e tij në ring, menjëherë u spekulua për një luftë të tretë mes Tyson-Holyfield.

Lufta në fjalë mund të zhvillohet në Dubai dhe do ta ketë vlerën me më shumë se 200 milionë euro.

“Ajo që mund të them është se jemi në bisedime dhe jemi afër marrëveshjes. Nëse lufta zhvillohet, atëherë do të zhvillohet në Dubai dhe do ta ketë vlerën 200 milionë”, ka thënë Holyfield.

Tyson u rikthye në ring në nëntorin e kaluar, kundër Roy Jones – meç ky i cili u mbyll me barazim./IndeksOnline/