18:03 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Në Durrës plagoset një 17-vjeçar, ecën 1 km në këmbë me thikën në brinjë

Një 17-vjeçar në Sukth të Durrësit ka mbetur i plagosur me thikë sot pasdite. 17-vjeçari me iniciale E.Z. u transportua në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Dorasi 16 vjeç dhe viktima 17 vjeç tre ditë më parë kanë pasur një konflikt, ndërkohë që ditën e sotme ata u takuan për të sqaruar konfliktin e tyre, por ajo eskaloi në sherr edhe më të madh.

Shtetasi me iniciale E.Z. ishte i shoqëruar nga një tjetër person, ndërsa 16-vjeçari ishte i shoqëruar me 2 të tjerë të cilët kishin armë të ftohta. I plagosur në brinjë mbeti 17-vjeçari i cili u detyrua që të ecë në këmbë për 1 km drejt spitalit.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale e cila doli me sukses ndaj ai është jashtë rrezikut për jetën. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Disa orë pas ngjarjes, policia arriti të arrestojë autorin.