75 Mall Live Search
21:32 / E Enjte, 29 Prill 2021 / Blerim

Në dy ditët e ardhshme mot me diell dhe i vranët

Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë moti do të jetë i vranët dhe me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14 gradë, kurse ato maksimale nga 19-26.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së