18:06 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / Blerim

Në dy operacione, policia arreston dy persona të kërkuar në Podujevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot nga njësite policore të Podujevës, në dy operacione të ndara, janë arrestuar dy persona të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës.

“Aksionet janë ndërmarrë në dy lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatin Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar dhe janë realizuar 2 urdhëresa te gjykatës”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Personat e arrestuar janë:

-B. M, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë gjykatës për vjedhje të rëndë), dhe 

-F.O mashkull,23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( 1 urdhërese te gjykatës për vjedhje të shërbimeve).

Ahmeti ka thënë se personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar ne vuajtje të dënimit.