75 Mall Live Search
09:12 / E Enjte, 23 Janar 2025 / MSH

Në dy raste të ndara, arrestohen tre të dyshuar për përdhunim

Janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar për përdhunimin e dy vajzave.

Rasti i parë ka ndodhur në Fushë-Kosovë, me policinë që identifikoi dhe arrestoi një të dyshuar për dhunimin seksual të një vajze.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në korrik të vitit që lëmë pas, shkruan IndeksOnline.

Policia ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, për të vijuar më procedurat e mëtejme hetimore.

Në anën tjetër, në Gllogoc janë arrestuar dy të dyshuar për përdhunimin e një vajze.

Viktima, shtetase kosovare, deklaroi në polici se pa dëshirën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale me dy të dyshuarit, ditën e martë.

Teksa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, të dyshuarit, pas intervistimit, u dërguan në mbajtje./IndeksOnline/