75 Mall Live Search
09:25 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / C E

Ne e dimë moti, por Arteta tash e ka kuptuar se Arsenali nuk është “kërkah”

Arsenali mbrëmë u eliminua nga EFL Cupa pasi u mposht nga Manchester City me rezultat 1-4.

Topçinjtë përveç kësaj humbje janë shumë keq edhe në Premierligë dhe kanë mbetur shumë poshtë në tabelë, si kandidat për të rënë nga liga.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta më në fund  e ka kuptuar se është në telashe të mëdha, shkruan Indeksonline.

Është e vështirë të marrësh parasysh nëse shkoi loja,” tha Arteta për ndeshjen.

Ky nivel kundërshtari, kur i jepni golat larg, e bën lojën të pamundur. Shumë gjëra të çuditshme po ndodhin në çdo ndeshje dhe kjo i bën gjërat vërtet të vështira”.

Ne duhet ta kthejmë atë – nuk ka dyshim. Nëse jo, ne jemi në telashe të mëdha. Ky është momenti që do të vendosë sezonin tonë”.

Në bazë të asaj që kemi treguar sonte kundër kundërshtarëve të vështirë, unë kam luftëtarë në ekipin tim. Po, unë kam luftëtarë” , ka thënë ndër të tjerash trajneri i Arsenalit. /IndeksOnline/