Në emër të popullit të Kosovës, Osmani falënderon Harris për mbështetjen e palekundshme të SHBA-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.
Dyshja ka patur mundësinë të bisedojnë për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe aleancën e madhe që kanë, raporton Indeksonline.
Në një takim të tillë, Osmani nuk ka pasur se si të mos përsërisë mirënjohjen e popullit tonë ndaj SHBA-së.
“Me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme!” shkroi Osmani në Facebook.
Kujtojmë se të dyja po marrin pjesë në Samitin për Paqe për Ukrainën, që po zhvillohet këtë fundjavë në Zvicër./Indeksonline/