19:26 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Në emër të qytetarëve, kryeministri shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit të sotëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në emër të tij dhe të të gjithë qytetarëve u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadikaj, të cilët gjatë ditës së sotme, humbën pesë anëtarëve të familjes së tyre në një aksident tragjik.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe bashkëatdhetarëve për kujdes në vozitje dhe Policisë së Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik, transmeton Indeksonline.

Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë në komunikacion në magjistralen Duhël – Suharekë ku humbën jetën pesë anëtarë të familjes Sadikaj.

Në emër timin personal dhe të gjithë qytetarëve i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadikaj.

Jemi bashkë, në ketë kohë dhimbjeje dhe trishtimi për të gjithë dhe u bëj thirrje qytetarëve dhe bashkatdhetarëve për kujdes në vozitje dhe Policisë së Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik! RH”, është shprehur Haradinaj./Indeksonline/