Në evenimentin e njohur, gjithë vëmendja nga Kim Kardashiani
Ylli i njohur televiziv Kim Kardashian, edhe njëherë e ka marrë gjithë vëmendjen në mbrëmjen e “People’s Choice Awards”, shkruan Indeksonline.
 Ajo vuri në pah format e saj bombastike trupore, e veshur me një fustan me lëkurë  gjarpri.
 Emisioni i njohur i familjes Kardashian, “Keeping Up With The Kardashians” e fitoi çmimin “Reality Show of 2019”.
 Nëna 39-vjeçare e katër fëmijëve ishte e veshur me Versace, teksa po shijonte sukseset e “Reality show-it” të saj.
 Edhe motrat e saj po shkëlqenin me dukjen, por ajo mori gjithë vëmendjen si një nga femrat më atraktive në botë. /Indeksonline/ 






 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                