12:30 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Në “Fadil Vokrri”, finalja luhet me këtë datë dhe me reflektorë (Foto)

Në stadiumin e rinovuar, ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 13 gusht do të zhvillohet Super Kupa e Kosovës në futboll.

Prishtina do të jetë nikoqire e Dritës në stadiumin e qytetit të Prishtinës, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, në lidhje me këtë ndeshje ka folur edhe kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Ahmeti tregon se se ndeshja do të zhvillohet në mbrëmje nën reflektorë dhe se tashmë janë kaluar inspektimet finale.

Image may contain: sky and outdoor

Gjithashtu, Ahmeti ka kërkuar nga tifozët që t’i mbushin 13 mijë ulëset në këtë super ndeshje.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Të hënën me 13 gusht, në stadiumin e renovuar të qytetit Fadil Vokrri, luhet superkupa e Kosovës Prishtina – Drita. Loja luhet në mbrëmjë nën reflektorë dhe stadiumi tashmë ka kaluar inspektimet finale. 

Do të ishte bukur mbushja e 13 mijë ulëseve të reja në këtë super ndeshje. 

Shihemi te vendi dhe ta nderojmë edhe Fadilin tonë!/IndeksOnline/