17:03 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / C E

Në “Fadil Vokrri”, sot ishin dy të parët (në ardhje) të Prishtinës

Prishtina sot u mposht nga Drita me rezultat 0-1 në ndeshjen Superligës së Kosovës.

Skuadrës nga kryeqyteti nuk i mjaftoi as prezenca në tribuna e kryetarit në ardhje, Përparim Rama.

Rama së bashku me një nga bashkëpunëtorët e tij në qeverisjen komunale, Alban Zogaj shikuan në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen.

Shpresojmë që qeverisja e tij me Prishtinën të mos jetë si rezultati i skuadrës së tij të zemrës. /IndeksOnline/